ABT ASSOCIATES
Parandalimi dhe Kontrolli i Infeksioneve në Spitalin Rajonal Korçë është një manual i përgatitur për të asistuar personelin e spitalit në sigurimin e një udhëzuesi të përmbledhur dhe bashkëkohor për strategjitë e parandalimit dhe kontrollit të infeksioneve spitalore dhe implementimin e tyre.
2014 · 96 pages

Abstract
Ky manual bazohet në praktikat më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është përshtatur për të reflektuar nevojat konkrete të Spitalit Rajonal Korçë. Strategjitë e parandalimit dhe kontrollit të infeksioneve spitalore janë përgatitur për të mbrojtur pacientët, vizitorët dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor nga rreziku i sëmundjeve të transmetueshme. Një qasje sistematike ndaj kontrollit dhe parandalimit të infeksioneve kërkon që çdo punonjës shëndetësor të luajë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e kujtdo që përdor apo viziton Spitalin Rajonal Korçë në të gjithë format e tij: spitalore dhe ambulatore. Të mbrohen pacientët, stafi dhe vizitorët nga transmetimi dhe/ose marrja e infeksioneve spitalore përmes zbatimit të praktikave më të mira të parandalimit dhe kontrollit të infeksioneve. Personeli shëndetësor duhet të zbatojë të gjithë udhëzimet dhe protokollet e parandalimit dhe kontrollit të infeksioneve gjatë gjithë kohës dhe të përdorë të menduarit kritik, vlerësimin e riskut dhe zgjidhjen e problemave në menaxhimin e situatave klinike. Përhapja e infeksionit përshkruhet më mirë si një zinxhir me gjashtë hallka: një agjent shkaktar (infektiv) ose një patogjen, një rezervuar, një portë dalje nga rezervuari, një mënyrë transmetimi, një portë hyrje për te bartësi dhe një bartës i përshtatshëm. Një infeksion mund të parandalohet duke shkëputur çdo hallkë të këtij zinxhiri. Masat për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve kanë si qëllim shkëputjen e hallkave duke parandaluar infeksione të reja. Bakteret, viruset, kërpudhat dhe protozoarët (mikroorganizmat) janë shumë të zakonshme në ambient. Shumica e këtyre mikroorganizmave nuk ju shkaktojnë dëm njerëzve. Krijimi i një mjedisi pa organizma nuk është një qëllim realist. Bakteret janë organizma njëqelizore, disa prej të cilave mund të shkaktojnë sëmundje. Ne të gjithë jetojmë me një numër bakteresh, të cilat ju referohemi si flora normale dhe që zakonisht nuk shkaktojnë sëmundje përveç rastit kur prishet kjo balancë. Viruset janë patogjene intraqelizore, ADN apo ARN që do të thotë që ato mund të riprodhohen vetëm brenda një qelize të gjallë. Viruse si HIV, Hepatiti B dhe C kanë aftësinë të hyjnë dhe mbijetojnë në trup për vite përpara se të shfaqen shenjat e sëmundjes. Viruse të tjera si influenza, e shpallin shpejt praninë e tyre përmes simptomave karakteristike. Kërpudhat (fungi) mbizotërojnë kudo në botë, por
Connected topics
Classification
USAID DEC