ABT ASSOCIATES
Kontrolli i infeksioneve është një element i domosdoshëm për sigurinë dhe cilësinë e lartë të kujdesit ndaj pacientit dhe është thelbësor për mirëqenien e tij dhe stafit.
2013 · 6 pages

Abstract
Bazat e kontrollit të infeksioneve janë të aplikueshme në të gjitha institucionet ku ofrohet kujdes shëndetësor. Këto parime duhet të aplikohen, pavarësisht kufizimeve nga burimet financiare ose materiale, sepse ato mbrojnë pacientin dhe ofruesin e shërbimit nga ekspozimi ndaj agjentëve infektivë. Programi i kontrollit të infeksioneve duhet të ketë një strukturë të qartë dhe të qëndrueshme organizative me role dhe përgjegjësi të përcaktuara qartë për personelin kyç. Të gjitha nivelet e programit të kontrollit të infeksioneve, nga personi i ngarkuar me mbështetjen administrative tek ofruesi direkt i kujdesit ndaj pacientit, duhet të mbajnë përgjegjësi të përbashkët për parandalimin e infeksioneve. Komiteti për Kontrollin e Infeksioneve (KKI) është një komitet shumë-disiplinor i cili është përgjegjës për monitorimin dhe zbatimin e programit të kontrollit të infeksioneve dhe jep rekomandime për veprime korrigjuese. Anëtarët e KKI duhet të përfaqësojnë shërbimet klinike dhe strukturat administrative të spitalit, duke përfshirë përfaqësues nga departamente dhe struktura menaxheriale të spitalit. Objektivi i KKI është të sigurojë nivelin më të ulët të mundshëm për marrjen e infeksioneve në spital përmes uljes së incidencës së infeksioneve spitalore dhe të rezistencës antimikrobiale. KKI duhet të ketë një marrëdhënie raportimi të drejtpërdrejtë me strukturat drejtuese administrative dhe ato mjekësore. Njësia për Parandalimin dhe Kontrollin e Infeksioneve Spitalore (NJPKI) duhet të ketë autoritetin për të zbatuar një program efektiv të kontrollit të infeksioneve dhe të ketë mbështetje të plotë nga Drejtuesi i institucionit dhe të punojë nën mbikqyrjen e KKI. Anëtarët e NJPKI duhet të ketë një përvojë të konsiderueshme në kontrollin e infeksioneve dhe të kenë një njohuri të mirë të politikave dhe procedurave të kontrollit të infeksioneve. Detyrat dhe përgjegjësitë e NJPKI përfshijnë zbatimin e programit të kontrollit të infeksioneve, survejancën e përditshme të infeksioneve, monitorimin dhe nxitjen e sigurimit dhe përdorimit të pajisjeve mbrojtëse personale, përgatitjen e një plani veprimi vjetor për Kontrollin e Infeksioneve dhe të miratuar nga KKI, këshillimin e stafit për të gjitha aspektet e Kontrollit të Infeksioneve, zhvillimin e programit të Survejancës për Infeksionet Nozokomiale, identifikimin e problemave në implementimin e aktiviteteve të kontrollit të infeksioneve të cilat kërkojnë zgjidhje, përgatitjen e një plani trajnimi vjetor për punonjësit e institucionit dhe të mbështesë organizimin e tyre, hetimin e çdo rast risku në institucion dhe të raportojë atë tek KKI dhe përgatitjen e rap
Connected topics
Classification
USAID DEC