USAID DEC
Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël në Bashkia Kamëz fillon në vitin 2018.
2019 · 36 pages

Abstract
Subjekti i tatimit është çdo biznes që realizon qarkullim më i vogël ose i barabartë me 8 000 000 lekë në vitin fiskal. Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël është një detyrim i pagesës për tatimpaguesit. Baza e taksës/tatimit është këstja e parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për vitin vijues, për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 5 deri në 8 milion lekë. Këstja e parapagimit llogaritet në bazë të të dhënave të deklaratës tatimore të një viti më parë. Niveli i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël është 5% e fitimit për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 5 000 001 deri në 8 000 000 lekë. Tatimpaguesi parapaguan këstet tremujore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël brenda datës 20 prill për tre mujorin e parë, brenda datës 20 korrik për tre mujorin e dytë, brenda datës 20 tetor për tre mujorin e tretë dhe brenda datës 20 dhjetor për tre mujorin e katërt. Tatimi mbi pasurinë e paluajtshme në Bashkia Kamëz përbëhet nga tatimi mbi ndërtesat, toka bujqësore dhe truallin. Tatimi mbi ndërtesat i nënshtrohet individëve, personave fizikë ose juridikë, pronarëve ose përdoruesve të pasurive të paluajtshme në territorin e Bashkisë Kamëz. Tatimi mbi ndërtesat llogaritet si shumëzim i bazës së taksës me shkallën e taksës mbi ndërtesën. Drejtoria e të Ardhurave Vendore, në Bashki, për efekt të përcaktimit të bazës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme ndërtesë, ndjek këtë radhë vlerësimin e vetëdeklarimit, përcaktimin e çmimit të vlerësuar dhe i sipërfaqes së ndërtesës bazuar në regjistrin e pasurive të paluajtshme të mbajtur nga zyrat vendore. Baza e llogaritjes së taksës së ndërtesës është vlera e ndërtesës/njësisë pronësore, përcaktuar me një nga metodat e parashikuara në metodologjine e miratuar nga Keshilli i Ministrave. Për efekt të llogaritjes së taksës për ndërtesën/njësi pronësore, baza e taksës shumëzohet me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj. Nivelet e taksës së ndërtesës sipas kategorive janë: 0.05% për ndërtesa banimi në pronësi apo përdorim, 0.20% për ndërtesa të tjera në pronësi apo përdorim që nuk shërbejnë për banim, 30% e shkallës së taksës përkatëse për ndërtesa të pajisura me leje për banim, të paperfunduara në shkelje të afatit të lejes së ndërtimit dhe 0.05% për ndërtesa të pajisura me leje për shërbime, të paperfunduara në shkelje të afatit
Connected topics
Classification
USAID DEC