USAID DEC
Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Mbreteresha Geraldine" ofron kujdes për gra me shtatzani normale si dhe për gra në shtatzani me rrezik, për shkak të vetë shtatzanisë apo për shkaqe të tjera.
2014 · 15 pages

Abstract
Ne spital kujdesi mund të fillojë në qendren e shendetit të gruas, në sherbimin e pathollogjise se barres, gjinekologjise, në sherbimin e obstetrikes, bllokun e lindjes, sallen e operacionit, orfot kujdes pas lindjes apo pas operacionit dhe kujdes në repartin e terapise intensive për të nenhët dhe të porsalindurit. Transferimi i kujdesit nga një nivel shërbimi tek tjetri apo nga një shërbim i spitalit tek tjetri, si dhe transferimet e informacionit nga një turn tek një turn tjetër (dorezimi në nderrimin e turneve) është një proces shumë i rëndësishëm që siguron vazhdimesinë e kujdesit për pacientin dhe rritjen e cilesise të kujdesit. Dorezimi i te dhenave për pacientet në nderrimin e turneve është një proces i rëndësishëm që siguron vazhdimesinë e kujdesit për pacientin dhe rritjen e cilesise të kujdesit. Komunikimi/shkembimi i informacionit midis personelit që shërben në turne të ndryshme është një komponent bazë në kujdesin për pacientin. Informacioni që shkembet mes personelit gjate nderrimit të turneve që njihet si “Dorezim” ndihmon që të planifikohet kujdesi në vazhdimesi për pacientin, identifikohen shqetesime të lidhura me terapinë dhe planifikohen nderhyrjet e nevojshme. Standartet për Raportimin/Dorezimin e turneve janë të rëndësishëm për të siguruar kujdesin e mirë për pacientet. Standartet përfshijnë: - Qartësia dhe specifikshmëria e kush duhet të marrë pjesë në dorezim - Qartësia dhe specifikshmëria e kush drejton dorezimin - Afati kohor për dorezimin - Vendin ku bëhen dorezimet - Formatin standart me te dhenat e pacientit që raportohen Procedurat e dorezimit të turneve sipas sherbimeve/reparteve janë të rëndësishëm për të siguruar kujdesin e mirë për pacientet. Procedurat përfshijnë: - Oraret e nderrimit të turneve janë të percaktuara, fikse dhe të njejta - Kohezgjatja në dispozicion për procesin e nderrimit të turneve është 20 minuta - Dorezimet do të bëhen në çdo dhomë të pacienteve në prani të infermiere/mamise dorezuese dhe asaj që merr turnin - Te dhenat dhe informacioni i shkembur pasqyrohet në një rregjister standart me flete të numeruara dhe të firmosura nga personi monitorues pergjegjes i procesit Monitorimi dhe vleresimi i procedurave në nderrimin e turneve është një proces i rëndësishëm për të siguruar kujdesin e mirë për pacientet. Monitorimi realizohet nga K/mamia e repartit në dy orare: në oren 07-1400 dhe K/mamite e turneve në nderrimin e turnit në 2000-0700. Ne menyre te rregullt periodike çdo 24 ore (ne oren 07.00), behet rishikimi dhe vleresimi i procesit si pjesmarja e stafit, perdorimi i check
Connected topics
Classification
USAID DEC