TETRA TECH
Decentralizimi në Shqipëri është një proces që synon të rritë cilësinë dhe aksesin e shërbimeve, për të shpërndarë burimet atje ku janë të nevojshme dhe për të rritë pjesëmarrjen vendore në vendimmarrje.
2020 · 28 pages

Abstract
Politikat e rishpërndarjes së të ardhurave, si mirëqenia sociale, shpesh mendohet se janë kompetencë e qeverisë qendrore. Bashkitë mund të mos mbështesin dot vetë programe të mëdha të mirëqenies sociale pa rrezikuar tërheqjen e klientëve nga juridiksione të tjera, gjë që do të rriste kostot e këtyre programeve. Shërbimet e kujdesit shoqëror janë ndërhyrje jo-monetare që u ofrohen individëve, familjeve dhe komuniteteve për të ndihmuar në uljen e varfërisë, për të zvogëluar rreziqet, për të përmirësuar përfshirjen dhe integrimin dhe për të ndihmuar njerëzit të bëjnë një jetë normale dhe të kënaqshme. Sistemi shqiptar i kujdesit shoqëror ofron shërbime publike dhe jopublike për personat që kanë nevojë për shërbime rezidenciale dhe kujdesi ditor. Shërbimet sociale publike ofrohen kryesisht përmes qendrave të kujdesit rezidencial dhe ditor dhe financohen nga buxheti i shtetit ose nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. Aktualisht, bashkitë kanë një rol të kufizuar në menaxhimin e programeve monetare të mbrojtjes sociale (asistenca sociale dhe paaftësia). Në vitin 2018 hyri në fuqi një program i reformuar i ndihmës sociale, program që ripërcaktonte rolet dhe përgjegjësitë e bashkive, të cilat tani do të vepronin thjesht si agjentë të qeverisë qendrore në kryerjen e një funksioni të deleguar. Megjithatë, stafi i shërbimit social në nivel vendor kryen një sërë procesesh të rëndësishme për ide, planifikim dhe implementim të programeve të ndihmës sociale. Ky dokument politikash synon të analizojë sistemet aktuale të financimit të përgjegjësive të njësitë e qeverisjes vendore në mbrojtjen sociale dhe kujdesin shëndetësor në Shqipëri. Ai ofron një përmbledhje të kuadrit ligjor, organizativ dhe financiar mbi përgjegjësitë e njësitë e qeverisjes vendore në mbrojtjen sociale dhe kujdesin shëndetësor në Shqipëri, duke përfshirë edhe rekomandime konkrete për përmirësimin e sistemeve që financojnë këto përgjegjësi. Në përgjithësi, përsa i përket mandateve, kuadri ligjor duket se i cakton përgjegjësi të qarta bashkive në lidhje me planifikimin, buxhetimin dhe menaxhimin e shërbimeve sociale. Gjithsesi, instrumentet për ofrimin e këtyre shërbimeve mbeten të paqarta dhe qeveria qendrore asnjëherë nuk ka përcaktuar sesi duhet të financohen këto shërbime të detyrueshme. Mungesa e përvojës me shërbimet e kujdesit shoqëror çon në korniza dhe standarde të paplota rregullatore në ofrimin e shërbimeve sociale si dhe shërbime që janë
Connected topics
Classification
USAID DEC