TETRA TECH
Bashkia Fier Programi i Përmirësimit të Cilësisë së Shërbimeve është një program që ndihmon për të ecur në drejtim të një kulture me fokus më të madh tek shërbimet dhe qytetarët.
2020 · 36 pages

Abstract
Programi është hartuar për të mundësuar një fushatë të fokusuar në përmirësimin e shërbimit, të udhëhequr nga drejtuesit e bashkisë, me pjesëmarrjen aktive të stafit kyç të drejtorive perkatese dhe ofruesve të shërbimeve për klientët. Sondazhi me qytetarët është një nga dy instrumentat që u përdorën për pikat e kontrollit të cilësisë, si pjesë e Programit të Përmirësimit të Cilësisë së Shërbimeve. Për kryerjen e sondazhit u hartuan dy pyetësorë të vecantë të personalizuar për banorët e qytetit dhe ata të njësive administrative. Pyetësorët u bazuan në një format dhe metodologji të përcaktuar dhe rënë dakord paraprakisht me stafin përgjegjës të Bashkisë. Sondazhi u zhvillua në formën e intervistimit direkt dhe rastësor, dhe u përfshinë banorët e qytetit dhe ata të njësive administrative. Intervistuesit u kujdesën që në sondazh të përfshiheshin në mënyrë të balancuar gra dhe burra të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Administrimi, hedhja e të dhënave, përpunimi dhe analizimi i pyetësorëve u bë nga një skuadër specialistësh dhe ekspertësh të Projektit PLGP. Dy sondazhe u kryera gjatë muajve janar-shkurt 2018, një për punonjësit e bashkisë dhe një për qytetarët e Bashkisë. Sondazhi me qytetarët përfshiu 1,032 pyetësorë, 590 në zonën urbane dhe 442 në zonën rurale të të dhjetë njësive administrative. Sondazhi u zhvillua për të vjeljen e perceptimit dhe matjen e kënaqësisë së qytetarëve të Bashkisë Fier. Në pjesën e parë të pyetësorit, banorët u pyetën për cilësinë e shërbimeve publike, si infrastruktura rrugore, pastrimi, gjelbërimi dhe uji/kanalizimet. Në pjesën e dytë, banorët u pyetën për komunikimin nga ana e Bashkisë, përgjigjia me mirësjellje, në kohë, orientimi i saktë dhe i duhur, dhënia zgjidhje e problemeve dhe trajtimi i barabartë i qytetarëve. Në pjesën e tretë, banorët u pyetën për pjesëmarrjen qytetare në vendimarrje dhe në pjesën e katër, banorët u pyetën për detyrimet vendore që kanë ndaj Bashkisë. Në pjesën e pestë, banorët u pyetën se cilat ishin çështjet më emergjente që kërkonin zgjidhje nga Bashkia. Rubrikat ishin të përcaktuara dhe në qytet përfshinin: infrastrukturën rrugore, pastrimin, gjelbërimin, ujin dhe kanalizimet, informimit dhe komunikimit dhe tjetër (specifiko). Në njësitë administrative të intervistuarit duhet të zgjidhnin mes: infrastrukturës rrugore, pastrimit, ujit dhe kanalizimeve, shërb
Connected topics
Classification