TETRA TECH
Bashkia Elbasan, Drejtoria e Politikave Strategjike, Inovacionit dhe Medias, është një institucion që harton politikat dhe plane lokale për të përmirësuar kapacitetin ekonomik të qytetit dhe të ardhmen ekonomike.
2019 · 34 pages

Abstract
Kjo drejtori ka si mision të saj të hartuar politikat dhe plane lokale për të përmirësuar kapacitetin ekonomik të qytetit dhe të ardhmen ekonomike. Nëpërmjet këtyre planeve, institucionet publike, biznesi dhe komuniteti bashkëpunojnë për të krijuar kushte më të mira për rritje ekonomike. Kjo drejtori mban kontaktet me të gjithë drejtoritë e Bashkisë Elbasan, OJF, institucionet e tjera lokale, donatorët dhe të gjithë grupet lokale të interesit publik. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve synon tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare nëpërmjet mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe inovacionit. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural - AZHBR mbështet sipërmarrësit në sektorin ushqimor në përgatitjen për përfitimin e fondeve nga buxheti i Bashkimit Evropian, ristrukturim, modernizim dhe specializim në produktet dhe tregjet specifike bazuar në avantazhet konkuruese të vendit. Creative Business Solutions (CBS) është një organizatë konsulence biznesi dhe projekt zbatuese që zbaton projekte zhvillimore në Shqipëri me ndikim edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. CBS ka ngritur ekspertizën e saj në bujqësi, mbështetje për mundësi financimi, teknologji, energji e gjelbër dhe turizëm. Fondi Besa - Elbasan është një institucion mikrofinanciar në Shqipëri që ofron kredi mikro, të vogla dhe të mesme për të hapur, zgjeruar dhe zhvilluar aktivitete fitimprurëse. Klientët e Fondit BESA përfshijnë njerëz nga të gjitha shtresat social-ekonomike, të papunët dhe bizneset e sapokrijuara. Fondi Noa synon dhënien e kredive për individë, biznese të vogla dhe të mesme me qëllim zhvillimin e aktiviteteve të tyre dhe zhvillimin ekonomik në vend. Agro & Social Fund është një Institucion Financiar i orientuar drejt zhvillimit dhe me fokus social, veçanërisht në sektorin agro dhe bizneset e vogla e të mesme në zonat rurale dhe zonat urbane. IuteCredit Albania është një partner në shërbimin financiar që ofron kredi konsumatore pa kolateral, bazuar në të ardhurat personale, duke u dhënë mundësinë klientëve të tërheqin shumën e aprovojë në zyrat e Postës Shqiptare, Easy Pay, Western Union pas firmosjes së marrëveshjes së kredisë. Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF SH.A është Subjekt Financiar Jobankë që jep kredi direkt Individëve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME) në zonat gjysëm urbane dhe urbane të Shqipërisë, rurale dhe të disfavorshme, të cilat në shumicën e rasteve janë të paarritshme prej bankave. Nëse doni asistencë hap pas hapi apo për një nisje të menjëhershme në biznes, ka disa burime të lira
Connected topics
Classification