TETRA TECH
Kalendula (Calendula officinalis L.)
2020 · 16 pages

Abstract
është një bimë me origjinë nga rajoni i Mesdheut, por kultivohet gjerësisht në Shqipëri dhe Evropë, shpesh si bimë dekorative. Ajo është bimë me përshtatshmëri klimatike të mirë dhe kjo i ka mundësuar të kultivohet për tregtim në një areal të gjerë, që përfshin zona të ftohta dhe të nxehta. Kalendula është një bimë njëvjeçare që i përket familjes Asteraceae. Ajo ka një rrënja boshtore të thellë në tokë dhe kërcellin e drejtë, të degëzuar, të lartë 30-70 cm. Gjethtët e saj janë heshtake, të këmbyera, të poshtmet me bisht tre rreshtash ose pendore me vringuj, të tjerat pa bisht dhe të plota. Ato janë me ngjyrë të gjelbër të çelur dhe me push. Gjethet e poshtme kanë formë vezake, të sipërmet formë gjatësore dhe përfshijnë gjysmën e kërcellit. Kalendula ka një sezon riprodhimi të gjatë dhe vegjetacioni i saj ndërpritet me fillimin e ngricave pranverore. Farat e saj ruajnë aftësinë mbirëse për 5-6 vjet. Fara e mbjellë mbin brenda 4-5 ditësh dhe bima rritet shpejt dhe prodhon lule pas 40-50 ditësh. Nëse lulet vilen vazhdimisht, atëherë do të formohen lule të reja. Lulëzimi është i vazhdueshëm nga fillimi i Qershorit deri në ngricat e vjeshtës. Kalendula rritet mirë në vende me ndriçim diellor të plotë dhe preferon zona disi të thata. Ajo mund të kultivohet në zona ku temperatura mesatare e qershorit, korrikut dhe gushtit është ndërmjet 17 dhe 20°C dhe parcela është e hapur dhe me diell. Temperaturat optimale për mbirjen e farërave janë 8-10°C. Edhe pse mund të rritet në toka me përmbajtje të varfër të lëndëve ushqyese, për qëllime kultivimi kërkohen toka me nivele mesatare dhe të larta lëndësh ushqyese. Përpara mbjelljes, toka duhet të përgatitet me kujdes dhe me një sistemim të mirë për të shmangur pellgjet ujore. Këshillohet një punim bazë në 30-50 cm thellësi, i ndjekur nga një punim i dytë 21-25 cm dhe diskim apo lesim. Varësisht nga tipi i tokës dhe faktorë të tjerë, punimi i thellë ndiqet nga punime të tjera sipërfaqësore pak para mbjelljes së farës ose mbjelljes së fidanëve. Nuk rekomandohet ri mbjellja e kalendulës në vitin pasardhës, por të paktën pas 3-4 viteve. Zgjedhja e drejtë e parabimës varet kryesisht nga veçoritë e tyre biologjike, në një shkallë të madhe nga përkatësia e species, nga periudha kur liron tokën dhe në qoftë se është kulturë prashitëse ose kulturë me sipërfaqe mbuluese kultivimi. Në përgjithësi, parabimë më të mira janë drithërat, bishtajoret për kokërr, perimet e ndryshme prash
Connected topics
Classification