Projekti për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri: Gratë, Paqja & Siguria (GPS): Arsimi Parashkollor në Shqipëri mes Financave dhe Qeverisjes Vendore
Sign inTETRA TECH
Arsimi parashkollor në Shqipëri është një funksion i rëndësishëm që është transferuar në njësitë e qeverisjes vendore në vitet 2000.
2020 · 41 pages

Abstract
Në 2015, Shqipëria konsolidoi 373 njësi të qeverisjes vendore në 61 bashki, duke i bërë ato përgjegjëse për rregullimin, menaxhimin dhe financimin e arsimit parashkollor. Bashkitë tani shpenzojnë më shumë në fushën e arsimit se në çdo funksion tjetër dhe kopshtet dhe klasat parashkollore që ato menaxhojnë dhe financojnë punësojnë mbi 6,500 edukatore dhe personel mbështetës dhe u shërbejnë më shumë se 74,000 fëmijëve. Ky studim lokalizon decentralizimin e përgjegjësive në fushën e arsimit për njësitë e qeverisjes vendore në Shqipëri përkundër tendencave më të gjera evropiane. Analiza e arsimit parashkollor në Shqipëri tregon se njësitë e qeverisjes vendore kanë trashëguar një rrjet të arsimit parashkollor fizikisht të amortizuar dhe me diferenca të theksuara ndërmjet tyre për sa i përket numrit të stafit, raporteve fëmijë për edukatore dhe niveleve të regjistrimeve. Rekomandimet e studimit përfshijnë financimin më të mirë të bashkive dhe financimin më të parashikueshëm nga viti në vit. Financimi duhet të ndahet ndërmjet bashkive nëpërmjet një formule, të ponderuar, që merr në konsideratë kostot diferenciale të arsimit parashkollor në zonat rurale dhe urbane dhe që bazohet në numrin e fëmijëve që ndjekin rregullisht kopshtin dhe arsimin parashkollor. Shqipëria duhet të përmirësojë besueshmërinë e statistikave mbi numrin e fëmijëve të regjistruar dhe që realisht frekuentojnë arsimin parashkollor në kopshte dhe klasa përgatitore. Pa informacion të saktë mbi regjistrimet dhe frekuentimin, është e pamundur të marrësh vendime të informuara se si mund të ndahen më mirë burimet e kufizuara njerëzore dhe financiare. Ligji për Vetëqeverisjen Vendore (LVV) i vitit 2015 eliminoi kategorinë e "funksioneve të përbashkëta" dhe shndërroi arsimin parashkollor në një funksion "të vetin" të qeverisjes vendore. Rrjedhimisht, kuadri aktual ligjor kërkon që burimet financiare për arsimin parashkollor tu sigurohen bashkive nëpërmjet Transfertës së Pakushtëzuar. Në praktikë, qeveria qendrore nuk i ka përfshirë fondet e planifikuara për financimin e arsimit parashkollor në transfertën e pakushtëzuar. Në vend të kësaj, aktualisht funksioni i arsimit parashkollor financohet nëpërmjet një instrumenti të ri, ‘Transfertës së Pakushtëzuar Sektoriale për Arsimin Parashkollor’. Ky instrument është forma e transfertës që vende të tjera përdorin zakonisht për të financuar "funksionet e përbashkëta", por që në rastin e Shqipërisë, mund të rezultojë ligjërisht e dyshimtë
Connected topics
Classification

USAID DEC