TETRA TECH
Barazia ndërmjet grave dhe burrave përbën një të drejtë themelore dhe një vlerë thelbësore për çdo demokraci.
2020 · 29 pages

Abstract
Për t'u arritur kjo e drejtë duhet që ajo jo vetëm të njihet me ligj, por edhe të zbatohet me efektivitet në të gjitha sferat e jetës: politike, ekonomike, shoqërore e kulturore. Me gjithë rastet e shumta të njohjes zyrtare dhe përparimin e bërë, barazia ndërmjet grave dhe burrave në jetën e përditshme ende nuk është bërë realitet. Gratë dhe burrat nuk gëzojnë të njëjtat të drejta në praktikë. Nëpërmjet kompetencave të tyre dhe bashkëpunimit me të gjithë gamën e aktorëve vendorë, njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të ndërmarrin veprime konkrete në favor të barazisë ndërmjet grave dhe burrave. Zbatimi dhe promovimi i të drejtës së barazisë duhet të qëndrojë në zemër të konceptit të vetëqeverisjes vendore. Përveç kësaj, përfshirja e plotë e grave në hartimin dhe zbatimin e politikave vendore dhe rajonale bën të mundur marrjen në konsideratë të përvojave jetësore, njohurive dhe aftësive të tyre krijuese. Bashkia Cërrik, nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të saj z. Andis Salla, arriti të përgatiste Plani Vendori Veprimit për Barazinë Gjinore (PVVBGJ) në një periudhë shumë të shkurtër kohore dhe përmes një procesi gjithëpërfshirës. Në takimet dhe konsultimet e zhvilluara nuk munguan përfaqësuese dhe përfaqësues jo vetëm nga stafi i bashkisë, por edhe nga njësitë administrative, nga institucionet vendore partnere dhe bashkëpunëtore të bashkisë, si policia, shëndetësia, arsimi, zyrat e punës, etj. PVVBGJ është një mjet i rëndësishëm i zbatimit në praktikë të angazhimeve publike të ndërmarra nga Bashkia Cërrik në lidhje me parimet e barazisë, planifikimit dhe zbatimit të nevojave dhe të drejtave të grave dhe burrave. Ai u përgatit në përmbushje të hapave konkretë që duhet të ndërmarrë pala nënshkruese (bashkia) me qëllim zbatimin e Kartës dhe angazhimeve që rrjedhin prej saj dhe mbulon një periudhë kohore tre vjeçare, pra shtator 2020 – shtator 2023. PVVBGJ është një dokument sintezë, pra përmban kryesisht një përmbledhje të veprimeve të qarta, të ndjeshme nga ana gjinore, pjesa më e madhe e të cilave rezultonin të ishin gjithashtu të përfshira apo parashikuara në planet ekzistuese të bashkisë Cërrik. Këto veprime janë gërshetuar edhe me aktivitete e hapa konkretë të domosdoshëm për zbatimin e Kartës në praktikë. Në këtë periudhë kohore, Bashkia Cërrik do të ndërmerret në një sërë veprimeve për të promovuar barazinë gjinore në komunën e Cërrikut. Këto veprime do të përfshijnë edukimin dhe informimin e grave dhe burrave në lidhje me të drejtat dhe nevojat e
Connected topics
Classification