TETRA TECH
Mëllaga (Malva sylvestris) është një lloj bime jashtëzakonisht e përhapur dhe gjendet në të gjitha kontinentet.
2020 · 16 pages

Abstract
Rritet dhe zhvillohet thuajse kudo në vendin tonë, duke filluar nga bregdeti e deri në 1300 metra lartësi. Takohet me shumicë rrëzë Gramozit, në kodrinën dhe pllajat e Delvinës dhe të Konispolit, në Vlorë, Berat, Bilisht dhe Peshkopi. Më pak takohet në Përmet, Tepelenë, Këlcyrë, Gjirokastër, Elbasan, Peqin, etj. Megjithëse rritet kudo në gjendje të lirë, kultivimi i saj është me mjaft leverdi ekonomike. Deri pak vite më parë është grumbulluar dhe tregtuar vetëm mëllaga e egër. Vitet e fundit ka nisur edhe kultivimi saj me qëllim që të sigurohet një kualitet dhe standard më i mirë. Vilen gjethet dhe lulet të cilat janë më të mëdha krahasuar me specien e egër. Mëllaga është bimë barishtore një ose shumëvjeçare, që rritet 30-50 cm e lartë dhe shkon deri në 1.5 m, gjelbër në maje dhe i drunjëzuar në pjesën e poshtme. Nxjerr shumë kërcinj cilindrikë të degëzuar. Gjethet kanë madhësi të ndryshme në bazë më të mëdha, e duke shkuar drejt majës madhësia e tyre zvogëlohet. Gjethet i ka të këmbyera, të rrumbullakëta dhe të dhëmbëzuara me bisht deri 3 cm. Lulet i ka pak a shumë të mëdha me bisht 1-2 cm, me ngjyrë rozë në manushaqe të mbyllur të cilat dalin në sqetullat e gje-theve. Kupa përbëhet nga gjethëza gjatore me 5 petale në formë trekëndëshe. Ka shumë thekë. Frutat i ka në formë kulaçi, me ngjyrë të verdhë deri në gri-kafe, me diametër rreth 8 mm. Ato përbëhen nga 9-11 fara. Rrënjët janë boshtore, të degëzuara dhe dobët të zhvilluara. Në vendin tonë, në viset e ulëta dhe bregdet, lulëzimi fillon nga 15 maji dhe vazhdon deri në fund të shtatorit, kurse në viset e ftohta, lulëzimi fillon në maj dhe vazhdon deri në fund të vjeshtës. Komponentët e mëposhtëm janë gjetur tek lulet e Malvae sylvestris: Polisaharidet e mucilazhit, antocianet, flavonoidet, acidet yndyrore, Acide të tjera organike (acidi oksalik; acid malik; acid askorbik; acid citrik; acid fumarik), vajrat esenciale dhe Karotenoidet. Sasia e mucilazhit në lule është rreth 10%. Sasia e Acidit uronik është deri në 22.8% në lule dhe 8.2% në gjethe. Sasia e Antocianeve është nga 0.42 në 7.3% të lëndës së thatë të luleve. Lulet e Malvae sylvestris L., përdoren si çaj bimor për përdorim oral. Lulet e thata përdoren për përgatitjen e infuzionit ose zierjes për përdorim oromukozal. Fletët e
Connected topics
Classification