TETRA TECH
Ciani (Centaurea cyanus L.)
2020 · 16 pages

Abstract
është një bimë njëvjeçare e familjes Asteraceae, e cila rritet në Shqipëri dhe Evropë. Ajo është një nga lulet më të mrekullueshme të egra, megjithëse në të kaluarën ajo shpesh rritej si një nga barërat e këqija në fushat me drithëra. Ciani përdoret si një bimë zbukuruese në kopshte dhe njihet si një “ndotës” në prodhimin e farës tek bimët e kultivuara në shumë pjesë të botës. Bima e cianit është një bimë barish-tore me degëzime, që rritet në lartësi nga 40 deri 90 cm, me degëza të gjelbra në gri. Gjethet i ka të drejta me majuc. Gjethet e poshtme shpesh janë me të çara në formë fideri nga poshtë pjesërisht me fije. Gjethet janë hesh-tore, të gjata 1- 4 cm. Kaptina përm-ban shumë lule të vogla, të dendura, të rrethuara me lule zakonisht shterpë, të cilat kanë formë petalesh dhe kështu e tërë kaptina në aspektin e polenizimit vepron si një lule e vetme. Lulet gjuhësore janë më së shpeshti në ngjyrë blu intensive ose me lule ngjyra të bardhe, rozë, kuqe, etj, e prodhuar në lulesa kaptine me diametër 1,5-3 cm. Pigmenti blu është protocyanin. Bima e cianit zakonisht lulëzon gjithë verën dhe deri në fillim të vjeshtës. Ciani përmban lëndë ushqyese thelbësore që përfshijnë biotinën (vitaminën B7) dhe kalciumin. Ciani, gjithashtu, përmban dhe përbërës të tjerë aktivë si antocianet, antioksidantet, benzopyrone, polyacetylenes, polyphenols dhe sesquiterpene lactones. Në formën e çajit, lulet përdoren për të trajtuar ethet, kapsllëkun, mbajtjen e ujit në organizëm dhe bllokimet e gjoksit. Mbjellja e cianit realizohet në pranverë në të gjithë vendin, por në zonat malore preferohet të mbillet në vjeshtë sepse bimët ruhen mirë gjatë dimrit dhe vegjetacioni në pranverë është më i shpejtë dhe më i madh duke bërë të mundur dhe lulëzimin e hershëm në fund të pranverës deri në sezonin vijues. E vetmja përkujdesje shumë e rëndësishme është të mos ketë bimë ose rrënjë të tjera, sepse ciani nuk është bimë e fortë në mbijetesë ose konkurrim me bimë të tjera. Ciani rritet mirë në vende me ndriçim diellor të plotë dhe njëkohësisht në hije të pjesshme. Ciani rritet mirë në tokë mesatare pa plehërim shtesë ose plehërim bazë. Megjithatë për një prodhim të kënaqshëm, toka duhet të jetë pjellore dhe e kulluar mirë. Testet e tokës janë të domosdoshme para aplikimit të kultivimit. Edhe nëse ekziston një informacioni mbi tokat në zonë, gjithmonë është e domosdoshme të realizohen analizat e duhura për
Connected topics
Classification